Shpallje

Suedia ka siguruar çerekfinalet e Botërorit kundër Zvicrës falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.

Pas 45 minutave të para ku rezultati mbeti i bardhë 0-0, në pjesën e dytë të lojës ekzaktësisht në minutën e 66-t një gjuajte e Forsberg e devijuar pa qëllim nga zviceranët, përfundoi në portën e mbrojtur nga Sommer.

Në minutat në vijim trajneri Vladimir Petkoviç provoi në të gjitha mënyrat, por Xhaka, Shaqiri dhe futbollistët e tjerë nuk arritën të shënonin golin e barazimit dhe pse erdhi dhe ndihma nga stoli me Seferovic dhe Embolo.

Suedia do të presë kundërshtarin e saj në cerekfinale që do të dalë nga ndeshja e darkës, Kolumbi-Angli.