Wimbledon pa surpriza, fitojnë Nadal, Del Potro dhe Zverev

Pas Federer, që u kualifikua ditën e hënë, sot kanë prerë një biletë për në turin e dytë të Wimbledon edhe mjaft tenistë “big”, përfshi edhe numrin 1 në botë, spanjollin Rafael Nadal. Ai mundi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-3, 6-2) Dudi Sela, një ndeshje e dominuar nga Nadal, që edhe pse luante fushën e parë në fushat me bar, tregoi epërsi. Një biletë për më tej ka prerë edhe gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mposhti po 3-0 (7-5, 6-2, 6-0) James Buckworth, në një sfidë me rivalitet vetëm në setin e parë.

Pa probleme avancon edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro, që eliminoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) Peter Gojowczyk, në një ndeshje të dominuar nga amerikano-latini, që kualifikohet për në turin e dytë. Ndër tenistët e tjerë pretendentë që kanë avancuar në takimet e luajtura sot, spikat fitorja e japonezit Kei Nishikori, që mundi 3-1 Christian Harrison, ndërsa britaniku Kyle Edmund mposhti 3-0 Alex Bolt. Në turin e dytë shkojnë edhe australiani Nick Kyrgios e spanjolli Feliciano Lopez.