Shpallje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Elbasanit ku zjarri ka përfshirë një banesë dy katëshe e për pasoj kanë humbur jetën dy shtetas.

Bëhet fjalë për Shyqo Liçi 65 vjeç dhe Sabrie Liçi 61 vjeç. Çifti i bashkëshortëve dyshohet ta kenë marr vetë aktin e rëndë pasi në ambjentet e banesës janë gjetur dy bombola gazi të zmontuara, në të dy katet e shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz