Shpallje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kur ishte në pushtet i dha tenderin e shndërrimit të piramidës në Teatër Kombëtar.

Sipas Ballës, Berisha nuk duhet të flasë për teatrin, pasi është në konflik interesi sepse një investim për një projekt Teatri Kombëtar të filluar gjatë kohës së tyre tek piramida ja dha kunatit të vet, Agim Rama.

“Zotëria që është ulur në radhë të dytë, i treti nga mesi nuk duhet të flasë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka një konflik interesi, sepse një investim për një projekt Teatri Kombëtar të filluar gjatë kohës së tyre tek piramida, ju artistë që dëgjoni, ky zotërija ja dha kunatit të vet. Agim Rama është kunati i Sali Berishës, i cili ka pasur zbatimin e projektit për rikonstruksionin e piramidës dhe për ta kthyer piramidën në një Teatër Kombëtar.
Tani dëgjojini këta ‘dashnorët’ e teatrit se sa bukur bëjnë aktrimin e radhës për tetra, këta që kujtojnë se investimet i marin familjarët e tyre”, u shpreh Balla nga foltorja.