Shpallje

Ish-ministri i Transportit në Qeverinë “Rama 1” dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë “Berisha 2”, Edmond Haxhinasto, mban mbi supe një sërë skandalesh.

Risjellim në vëmendje, përfshirjen e tij në skandalin me tenderin e koncensionit të Rrugës së Kombit apo dhe me tenderin për qindra ton naftë bruto.

Ish-ministri Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka kaluar në “duar” të prokurorëve të Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Por, bëmat e tij nuk mbarojnë këtu, ato shtohen nëse vëzhgojmë pasurinë e tij.

Nga një profesor i thjeshtë , Haxhinasto u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

CNA.al raportoi pak ditë më parë, se Haxhinasto dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI.

CNA. al, ka verifikuar të gjitha deklarimet e pasurive të ish-ministrit të Ramës dhe rezulton se në deklarimet e pasurisë, të paktën deri në deklarimin e datës 6 tetor 2017, nuk e ka deklaruar këtë vilë.

Vila e padeklaruar, ka një sipërfaqe banimi prej gati 400 metër katror , është e rrethuar një kopsht gjelbërues prej rreth 500 metër katror dhe dyshohet se shkon rreth një milion euro.

Sipas një përllogaritje, me përafërsi, në total vila sëbashku me truallin dhe gjithçka tjetër shkon afërsisht rreth një milion euro./CNA.al