Shpallje

Një 41 vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës për mashtrim. I dënuar më parë për precedent penal personi është kapur duke iu premtuar dy shtetasve për një shumë prej 1 milion eurosh se do tu siguronte një leje ndërtimi.

NJOFTIMI

Operacion policor i koduar “LUCIA” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.07.2018, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “LUCIA”, u bë ndalimi i shtetasit :

Klodian Ciruna, 41 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal për Mashtrim).

Shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”.