Shpallje

Deputeti socialist, Besnik Bare, duke folur nga foltorja e Kuvendit është shprehur i sigurt se Teatri i ri Kombëtar që do të ndërtohet do jetë një godinë e denjë. Sipas tij opozitës nuk i intereson teatri, por në mënyrë të qëllimshme kërkon të krijojë diversion për të përfituar politikisht. Bare thekson se opozita vijon zhurmën e zakonshme si cka bërë për cdo projekt tjetër për Tiranën.

“Jam i bindur se çfarëdo alternative të paraqesë Veliaj, opozita do ta kundërshtojë, sikurse me sheshin, ose me Pazarin që Veliaj ndoshta ka ndërmend ta zgjerojë, sikurse bëtë me Parkun e Lodrave, të cilat ishin projekte të suksesshme dhe të mirëpritura nga qytetarët. Personalisht kam vënë re që Kryetari i Bashkisë kërkon një dialog të tillë, por refuzohet, ku kulmi arrin kur refuzohet të flasë në Komisionin e Medias, pra duket qartë se arsyeja që PD përfshihet në këtë proces është që të krijojë tension dhe konfuzion, mjegull dhe të mos lejojë atë pjesë që kërkon të dialogojë. Lëreni publikun të marrë informacionin e duhur dhe jo keqinformimin”, tha Bare.

“Votat që ka marrë Veliaj dhe do i marrë më bindshëm vitin që vjen, janë ekuivalente me duartrokitjet që populli i Tiranës do i bëjë atij në teatrin e madh politik, dhe të spektatorëve të gjeneratës së ardhshme, që do të frekuentojnë teatrin e ri modern dhe do të duartrokasin artistët shqiptarë në të, por edhe ata që e bënë të mundur ndërtimin e tij”, u shpreh nga folftorja deputeti Bare.