Shpallje

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me votimin e djeshëm në parlament përsa i përketë truallit të teatrit.
Në postimin e tij Braimllari e cilëson Edi Ramën si një hajdut të pronës publike.

Postimi i plotë:

Votimi i djeshëm në parlament ishte dëshmia më e mirë se si një hajdut si Edi Rama vjedh pronën publike për interesat e tij personale.
Plan i mirëmenduar, pasi shkatërroi sistemin e drejtësisë, dhunoi Kushtetutën duke zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohëshme me 69 vota, bllokoi Gjykatën Kushtetuese dhe jo pa qëllim që sot të mos ketë asnjë institucion ku të ankimosh projektligjet e hajdutërisë së Edi Ramës.
Hajdutëria e Edi Ramës ndaj pronës publike duhet të jetë subjekti kryesor i forcës së ligjit.
Veprimet e hajdutërisë së Edi Ramës do të marrin një reagim të fortë qytetar anë e mbanë vendit sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për respektimin e ligjit, institucioneve dhe Kushtetutës së vendit.