Shpallje

Në orën 20:00 në stadiumin “Kazan Arena” do të luhet një nga sfidat më interesante çerekfinale të Botërorit. Brazili do të përballet me Belgjikën, një sfidë që premton spektakël dhe gola.

Gjithsesi objektivi kryesor do të jetë sigurimi i një bilete për në gjysmëfinale aty ku Belgjika nuk ka mbërritur kurrë. Për t’ia dalë duhet të mundë ‘seleçaon’, skuadrën 5 herë kampione të botës e cila në Rusi tenton të gjashtin.