LIVERPOOL, ENGLAND - JUNE 03: Firmino of Brazil celebrates after scoring his sides second goal with Neymar Jr of Brazil during the International Friendly match between Croatia and Brazil at Anfield on June 3, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Shpallje

Pak orë para ndeshjes me Belgjikën për çerekfinalet e Botërorit Brazili ka marrë një lajm aspak të mirë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Danilo, i cili është dëmtuar dje në stërvitje, ka mbyllur aventurën e tij në “Rusi 2018”.

Futbollisti i Manchester City-t ka dëmtuar një nga ligamentet e kaviljes së majtë dhe koha e riaftësimit nuk është e mjaftueshme për të dhënë kontribut në këtë Botëror.

Kujtojmë që mundësi e vetme e Brazilit në këtë krah është Fagner, pasi Dani Alves nuk ia doli as të grumbullohej për shkak të dëmtimit.