Shpallje

Nga Elmaz Sherifi-

Termi a nocioni filantropi u perdor per here te pare nga dramaturgu antikitetit Helen, Eskili, per te pershkruar karakterin e Prometeut, si “dashurues i njerezimit”. Prometeu u dha njerezeve qe u mungonte kultura “zjarrin civilizues” dhe shprese e optimizem, per te shpetuar nga shkaterrimi. Qellimi i tij ishte qe njerzit te ndryshonin nga kafshet e tjera, nepermjet edukimit dhe kulturimit.
Me 1741 u krijua ne Londer fondacioni i pare nga i pasuri Thomas Coram i cili ndertoi spitalin per femijet jetim. Ky shembell i tij nxiti te pasurit e tjere te krijonin shoqata bamiresie…Me 1863 Henri Dunant themeloi me pasurine e tij Society for Public Welfare qe u be Komiteti Nderkombetat i Kryqit te Kuq..
E trajtova kete teme, sepse edhe ne Shqiperi eshte hapur nje diskutim per Teatrin Kombetar dhe nje nga ministrat e qeverise e trajtoi dje ne parlament, sikur nje filantrop do ndertoj Teatrin Kombetar. Nese eshte e vertete profecia e ministrit, perse qeveria coi ne parlament projekt ligjin per ndertimin e tij. Ministri i financave me diskursin e tij i habiti “deputetet ushtare” kur deklaroi se Teatri Kombetar do te ndertohet pa asnje dyshke nga buxheti i shtetit. Si tha i nderuari minister “0 leke 0” nuk do te paguhet nga taksa paguesit shqiptare! Vertete e cuditeshme kjo deklarate ! Teatri Kombetar do u ndertoka pa asnje dyshke ! Si une, besoj se miliona si une, po mbajne frymen te mesojne cili eshte filantropi shqiptar qe do te ndertoj Teatrin Kombetar !
Nese kjo do te perfytyrohej si e vertete, perse me turra vrap u detgua me urgjence projektligji, duke shkelur kushtetuten dhe rregulloren e Kuvendit per procedurat parlamentare ?
Sepse, si po e kuptojne te gjithe, nuk kemi nje filantrop qe do investoj per te ndertuar Teatrin Kombetar ! Por, eshte “qeveria filantrope” qe i dhuron pronen publike te Teatrit Kombetar nje bisnesmeni, qe eshte mesuar me dhurata, e me kete “filantropi te qeverise” te ndertoj disa kulla qe i sigurojne “grupit” qindra milion euro fitime e nga ato fitime do te ndertoj edhe Teatrin Kombetar…Kjo eshte e verteta e turra vrapit te ministrave milioner,qe u duan te miren artisteve te varfer…