Shpallje

Franca ka mundur pastër me rezultatin 2-0 Uruguain duke u bërë gjysmëfinalistja e parë e Botërorit.

Një ndeshje e balancuar që u zhbllokua pak para fundit të pjesës së parë. Një kros i Griezman dhe një goditje e saktë me kokë e Varane-s bëri që Franca të kalonte në avantazh.

Në fillimin e fraksionit të dytë të lojës amerikano-latinët ishin akoma më agresiv dhe kërkues, por nuk realizuan deri në çastin që Griezman u preu krahët.

Një gjuajtje potente e 26-vjeçarit nga jashtë zone dhe një grushtim i dobët i portierit Muslera solli golin e dytë për “gjelat”. Për 30 minuta skuadra e Deschamps menaxhoi rezultatin duke u bërë kështu skuadra e parë që siguron gjysmëfinalet, aty ku do të ndeshet me skuadrën fituese të çiftit Brazil-Belgjikë.