Shpallje

Policia e Dibrës ka dhënë detajet zyrtare nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në rrugën dytësore Krastë-Bulqizë, ku një mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 4 minatorë.

Burime zyrtare thanë se janë dëmtuar shtetasit e inicialet A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, shtetasja me inicialet D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë.

Ndërkohë shtetasja me inicialet Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pak pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit tip ‘Mercedez Benz’, shtetasi me inicialet Y.H është larguar nga vendi i ngjarjes.