Shpallje

Stafi i redaksisë sonë i ka dërguar pak ditë më parë një kërkesë zyrtare Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me monitorimin e procesit të asgjesimit të sasisë prej 50 ton mish të ardhur nga Brazili.

Sasia e këtyre produkteve ushqimore u ndalua në Portin e Durrësit pasi ishte jashtë standardeve të lejuara, gjë e cila doemos me veprimin e AKU në pamje të parë vë në dukje ekzistencën e institucioneve për të rritur sigurinë ushqimore.

Por në këtë rast lindin hije dyshimi…

Kërkesa drejtuar këtij institucioni duke vënë në dijeni Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sot ende nuk ka marr një përgjigje, veprime këto të cilat sjellin hije dyshimi.

Referuar disa kontaktimeve që kemi bërë me specialist pranë këtij institucioni na është thënë që një proces i tillë ku marrin pjesë përfaqësues të AKU dhe tatimeve e media është e lirë të ndjeki procesin e asgjesimit.

Por nëse media nuk lejohet këtu, cfarë ndodh?

Rrezikshmëria që këto produkte dhe ky shoë të marri qasje tjetër është shumë më e madhe, pasi sasia në fjalë mund të dali në tregun vendas në mënyra të tjera.

Me shpresën që institucionet t’i përdorin ndonjëherë e mail- et zyrtare, të kenë parasysh që e drejta e transparencës dhe informimit publik është pjesë e Kushtetutës së vendit.