Shpallje

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesit e zyrave të punës. Kryeministri ka theksuar se janë punësuar për 6 muaj 15 mijë persona.

“Në Zyrat e Punës ka dhe ende 31 mijë vende të lira pune. Rezultatet janë qartësisht të dukshme në Zyrën e Gramshit, zyrën e Librazhdit, zyrën e Peqinit, zyrën e Gjirokastrës, për të disatën herë Gjirokastra mbetet në listën kryesore me arritje të larta. Zyra e Lezhës dhe Mirditës, Pukës që ka ndikuar ndjeshëm me rezultatet e saj. Zyra e Shkodrës dhe zyra e Sarandës, këto janë zyrat që kanë rezultatet më të larta, por edhe të tjerët siç thashë janë brenda objektivit, plus që e kanë kaluar objektivin. Shpresoj të plotësohet si tendencë.

Referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër, për çdo person. Nga maji i vitit të kaluar deri tani, kemi 28 324 të punësuar më shumë. Rrjeti i komentatorëve të ERTV-së do të përqesh, do të na tallni, por është realiteti, por vetëm nga zyrat e punës janë mijëra njerëz. Ata që s’duan të mbeten tek balta e kazanit, mund ti verifikojë. Kush ka durim mund të numërojë. Vlen të theksohet roli i zyrave të punës në cilësinë në rritje.
31 mijë vende pune të shpallura janë të lira, ndërsa në qershor janë punësuar 4500 njerëz.”-tha Rama midis te tjerash.