Shpallje

Paraditen e sotme në zyrat e Kuvendit është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ekonomisë.

Opozita nuk ishte e pranishme në komision, por mungesa e tyre nuk e ka shmangur debatin replikues.

Replikat kanë ndodhur mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe deputetit socialiste Erion Braçe për mbyljen e lojërave të fatit, të cilat duhet të mbyllen para vitit 2018.

Braçe: Nuk besoj në fushata që nuk vihen në jetë. Në 1 janar lojërat e fatit dalin nga lagjet, hyjnë atje ku janë caktuar. Nuk kam durim që të dëgjoj akuza politike për lojërat e fatit.

Ahmetaj: Do reflektojmë. Do shohim si do e bëjmë. Po mo po, kryetar.