Shpallje

Një 40 vjeçar, i cili u dhunua me mjete të forta 3 ditë më parë nga babai i tij, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Durrësit.

Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet A.T. nga Gjuricaj i Ishmit. Ndërkohë, 70 vjeçari XH.T. u ndalua nga policia pas ngjarjes për dhunë në familje.

Mësohet se 70-vjeçari ka pasur probleme me shëndetin mendor, ndërsa shkak është bërë një debat i çastit me djalin e tij.