Shpallje

Në këtë fazë të nxehtë të Botërorit, sigurisht që e gjithë vëmendje është e përqendruar te sporti më i bukur në botë. Por, kur 8 skuadrat më të mira do të ndeshen sot dhe nesër për të përcaktuar kush do të kalojë në gjysmëfinale, revista e njohur britanike “Monocle”, e cila shpërndahet në të gjithë botën, ka bërë një pyetje të thjeshtë për lexuesit e saj: Cila do të ishte 11-shja më e mirë nëse sot do të zhvillohej kampionati botëror i Kryebashkiakëve?

Sigurisht, revista britanike është përgjigjur (duke marrë rolin e trajnerit) me hedhjen në fushë të 11-shes së Kryebashkiakëve më të mirë, mes të cilëve edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai renditet në të njëjtën skuadër me emra kryebashkiakësh shumë të njohur në botë, si e Montrealit në Kanada, Seattle dhe Las Vegas në SHBA, apo kreut të Bashkisë së Seulit, Taipeit, Nju Orlins etj.

“Monocle” sjell në vëmendje disa nga nismat e kryebashkiakut Veliaj, për të cilat shkruan se ia kanë ndryshuar fytyrën Tiranës në tre vitet e fundit, duke përmendur veçanërisht përpjekjen e tij për një qytet të njerëzve dhe jo të makinave, me shtimin e përdorimit të biçikletave në kryeqytet. Revista thekson se cilësia që bashkon të gjithë 11-shen e kryebashkiakëve është qasja e tyre dhe mënyra se si këta janë njerëz e marrin seriozisht punën.

Formacioni:

PORTIER
1. Phil Goff – Auckland

MBROJTËS
2. Libby Schaaf – Oakland

3. Bart Somers – Mechelen

4. Carolyn Goodman – Las Vegas

MESFURSHOR-MBROJTËS
5. Mitch Landrieu – New Orleans

6. Ko Wen-Je – Taipei

7. Park Won-soon – Seoul

8. Valerie Plante – Montreal

SULMUES
9. Jenny Durkan – Seattle

10. Ridwan Kamil – Bandung

11. Erion Veliaj – Tirana
Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste.