Shpallje

Një anije e cila po shkarkonte gjatë natës në Portin e Durrësit një sasi kripe është larguar pa lënë gjurmë.
Mësohet se mjeti lundrues pas shkarkimit të 5 mijë e 500 ton kripë, në momentin që është larguar kishte dhe 500 ton të tjera në të.
Nuk dihen konkretisht aryset e largimit pa vënë në dijeni dhe kapitenerinë e portit, por sipas informacioneve paraprake kanë qenë disa mosmarrëveshje midis pronarëve.