Shpallje

Në katër vite jetë, çmimi letrar ‘Kadare’ ka provokuar debate mbi letërsinë e mirë, por dhe mënyrën e organizimit të institucioneve që kanë të bëjnë me vlerësimin.

Poetja Natasha Lako kërkon më shumë promocion për çmimet letrare, duke thënë se mungon ajo festa e letërsisë.

“Duhet të ketë më tepër promocion dhe përgatitje që një çmim letrar të kthehet në një festë të vërtetë të letërsisë. Mungojnë emisionet për këto ngjarje. Rëndësi ka t’u jepet çmim veprave që mbeten dhe lexuesi që në Shqipëri nuk beson në asgjë, të bindet”, thotë ajo.