Shpallje

Pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për luftën kundër korrupsionit, ka ardhur reagimi nga deputetët e LSI-së.

Endrit Braimllari ka ironizuar qendrimin e ministres Gjonaj.
Ai e cilëson diçka të tillë si jo normale, pasi një ministre që ka shkelur ligjin dhe që duhet proceduar penalisht nuk mund të luftoj krimin dhe korrupsionin.
Gjithashtu Braimllari i ka vënë në dukje rastin e ekstradimit të Nezer Seitaj.

Postimi:
Kulmi i rilindjes!🤦🏻‍♂
Nxjerr Ministren e Drejtesise te beje zedhenesen e partise dhe gjoja po luftojne korrupsionin dhe krimin ne vend.
Perpara se te flasi si zedhenese partia, duhet te mbaje pergjegjesi per ekstradimin ne kundershtim me ligjin te Nezer Seitaj. Nuk mund te luftoje korrupsionin, krimin e organizuar nje zedhenese partie qe duhet te ndiqet penalisht per shkelje ligji.