Shpallje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lacit ku një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në uzinën e superfosfatit ku dy shtetas Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha ishin duke mbledhur skrap në momentin që muri anësor i kësaj uzine është shembur.
Të dy shtetasit u transportuan me urgjencë drejt Tiranës, por 27 vjecari Drilon Lamaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rëndë.