Shpallje

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar se së shpejti do të dali e vërteta e lidhjes së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanisë së ndërtimit për teatrin, me botën e krimit.
Ajo është shprehur se në më pak se 2 vite kësaj kompanie i janë dhënë 25 tendera nga Erion Veliaj.

Në më pak se 4 vjet, kompania Fusha ka marrë 127 tendera publikë nga Edi Rama, me një vlerë rreth 80 milionë euro.
35 prej tyre, me vlerë 25 milionë euro, Fusha shpk i ka marrë vetëm brenda dy viteve nga Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.
Një pjesë e madhe e këtyre tenderave i janë dhënë kompanisë Fusha pa garë.
Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte fituar kompania me ofertën më të ulët, buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer mbi 6 mln euro. Mjaftueshëm për rikonstruktimin e Teatrit Kombëtar.
Pa garë kompanisë Fusha shpk, i është dhënë ndërtimi i Sheshit Skënderbej, parkingu nëntokësor tek sheshi, që përmbyti veten, Bibliotekën dhe Bashkinë e Tiranës.
Pa garë kompanisë Fusha i është dhënë Bulevardi i Vlorës dhe rikosntruksioni i Ministrisë së Brendshme, e krisur pas tërmetit 5.2 ballësh, të cilit Teatri Kombëtar i mbijetoi.
Edi Rama i dha pak muaj më parë me konçesion kompanisë Fusha ndërtimin me 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit, duke rikonfirmuar lidhjen e ngushtë me kompaninë guackë ku do të pastrojë paratë me ligjin posaçëm të Teatrit Kombëtar.
Sipas Vokshit, kjo kompania është kompania guackë ku do të pastrohen paratë e Ramës.
Në ditët në vijim, Partia Demokratike do të publikojë fakte të tjera të rënda të kësaj afere korruptive dhe kriminale, që lidh Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë Fusha më botën e krimit dhe drogës.