Hamilton, “pole position” në Silverstone, Vettel është shumë pranë

Britaniku Lewis Hamilton ishte më i shpejti nga të gjithë në provat zyrtare në Silverstone të zhvilluara ditën e sotme.

Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme pasi mori pole position me kohën 1 minutë 25 sekonda e 892 të mijtat.

Me 44 të qindat e sekondës më i ngadaltë se piloti i Mercedes, Sebastian Vettel do të niset nga vendi i dytë, duke kompletuar radhën e parë të nisjes.

I treti Kimi Raikkonen që gjithashtu bëri një xhiro shumë të mirë i ndjekur nga Valteri Bottas, Max Verstappen e Daniel Ricciardo.