Shpallje

Duket se romanca mes SHBA dhe Koresë së Veriut po i afrohet fundit, pasi Peniani e cilësoi “për të ardhur keq” sjelljen e Uashingtonit gjatë bisedimeve të fundit për programin e saj bërthamor.

Televizioni publik KCNA, duke përcjellë një komunikatë zyrtare, kundërshtoi versionin e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo që më herët tha se ishte bërë progres gjatë vizitës së tij.

Në komunikatën e Koresë së Veriut thuhej se SHBA kishte vepruar ndesh atmosferës së samitit mes presidentit Donald Trump dhe Liderit Kim Jong Un, duke ushtruar presion të njëanshëm ndaj Penianit për të braktisur armët bërthamore.

Që pas samiti mes Trump dhe Kim, analistët thanë se SHBA dhe Koreja e veriut kanë dy këndvështrime të ndryshme për atë që u arrit dhe zhvillimet e fundit konfirmojnë pikërisht këtë.

Samiti historik mesa duket nuk ishte aq historik sa mendohej me palët që janë kthyer shpejt në pozicionet e mëparshme.