Shpallje

Bashkëjetesa fetare ka dhënë shembullin e saj më të mirë në Komunën e Ferizajt në Kosovë.
Xhamia dhe kisha në këtë zonë janë të vendosura vetëm pak metra larg njëra tjetrës, duke vënë kështu në dukje një element të dallueshëm bashkëjetese dhe kulture fetare.
Por ndërmjet dy objekteve fetare ka një problem të cilin prifti dhe imami duan që të zgjidhet. Vite më parë të dy objektet janë ndarë në mes nga një mur, gjë të cilën dy përfaqësuesit e kulteve fetare duan që të shembet e të mos kenë të tillë ndarje.
“Kishte me qenë mirë jo vetëm unë më Trajkon, me priftin ortodoks pro të gjithë besimtarët të takohen njëri me tjetrin të gjithë besimtarët të shkëmbejnë mendime njëri me tjetrin, të jenë më afër njëri-tjetrit dhe që populli ta di që të gjitha besimet janë të njëjta dhe ne i besojmë të gjitha besimeve hyjnore”, u shpreh imami Naser Kosumi.

Prifti Vllajkoviç theksoi se s’duhet të ekzistojë asnjë ndarje në mes kishës dhe xhamisë. “Ka njerëz të mirë dhe të këqij, kështu që ka njerëz të atillë që janë për tu lavdëruar por ka të atillë që mendojnë që ata duhet t’i ruajnë gjërat e tyre, e ne tonat e që sipas tyre nuk ekziston asnjë pikë e bashkimit tonë mes vete, që për të cilën unë mendoj që është absurd. Unë dhe Naseri, gjithashtu dhe kolegët e tij, ne i shërbejmë të njëjtit Zot. S’duhet të ekzistojë asnjë ndarje sidomos në Kishë. Pa të keq politika e ka bërë të veten, njerëzit janë lidhur më shumë me politikë dhe me udhëheqësit politik se sa me udhëheqësit fetarë siç jemi unë dhe Naseri”, tha ai. Prifti dhe imami bisedojnë për shumë gjëra. Sot temë për ta është dhe kampionati i futbollit që po mbahet në Rusi.