Shpallje

Reagimi i deputetit të LSI Endrit Braimllari

Shqiperia lajmi kryesor per trafikimin e lendeve narkotike kesaj here ne mes te dites. Kapen 1 ton Kanabis ne brigjet e Italise!
Prej ditesh kemi denoncuar mungesen e sigurise se kufijve Shqiptar, radaret qe fiken dhe ndizen me urdher politik te Edi Rames per te favorizuar krimin e organizuar. Ky kryeminister cdo dite e me shume po e bene Shqiperine lajmin kryesor ne Europe per eksportimin e krimit te organizuar, per trafikimin e lendeve narkotike dhe drogerave te forta, per mungesen e sigurise ne porte dhe aeroporte dhe ne cdo pike kufitare.

Sot Shqiperia eshte me e pasigurte sepse ashtu i duhet ketij hajduti kombetar me qellim qe te favorizoj krimin e organzuar prej te cilit nuk ndahet dot.

Kanabizimi i vendit, trafikimi i lendeve narkotike dhe drogerave e forta, pastrimi i parave te droges duke vjedhur pronen publike per te ndertuar kulla kriminale dhe klienteliste jane projekte politike te ketij Kryeministri.

Ky ka nje plan antikombetar, plackit pronen publike, trafiko lende narkotike dhe pastro parate e droges. Ky dhe hajdutet e tij pasurohen, shqipetaret varferohen.