Shpallje

Vazhdon të ketë ende tërmete të vazhdueshme në territoret pranë Tiranës. Gjatë natës deri në orët e mëngjesit janë shënuar sërish 4 të tillë.
Sipas ekspertëve kjo vjen si pasojë e tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë.
1-Tërmeti i parë u regjistrua pas mesnatës në orën 00:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.
2-Në orën 00:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
3-Në orën 00:59 tërmeti kishte magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.
4-Në orën 7:41 ra një tërmet me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga tërmete të shumta, të cilat pasuan tërmetin e fuqishëm 6 ballë.