Shpallje

Roja bregdetare shqiptare ka shpëtuar ditën e sotme në afërsi të Karaburunit tre persona të cilët ndodheshin në një peshkarexh.
Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se peshkarexha ‘Aurora 1’ ka pësuar defekt, e kështu ka kërkuar menjëherë ndihmën e rojes bregdetare.
Në të gjendeshin dy persona të rritur dhe një fëmijë .