Shpallje

Një 21 vjecare është denoncuar nga të afërmit e saj pas zhdukjes nga familja ditën e djeshme në qytetin e Lezhës.
E reja me iniciale E.P është konstatuar nga policia pak orë pas denoncimit dhe i është dorëzuar familjarëve të saj. Nga përgjigjet që ka dhënë për organet e rendit ajo shprehet se është larguar me dëshirën e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.