Shpallje

Tifozët e Juventusit në të gjithë botën po presin me padurim mbërritjen e Cristiano Ronaldo-s në Torino pasi mediat ndërkombëtare raportojnë se portugezi ka arritur marrëveshjen me klubin italian dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi.

Për këtë transferim të bujshëm raportohet se Cristiano Ronaldo është këshilluar me Ancelotti-n, trajnerin e Napolit që drejtoi CR7 për 2 sezone në Madrid.

“Corriera della Sport” shkruan se futbollisti ka telefonuar italianin për t’i kërkuar mendimin e tij rreth transferimit te “Zonja e Vjetër” dhe ka qenë Ancelotti ai që i ka mbushur më shumë mendjen duke i thënë: “Allegri është trajneri perfekt për ty.”