Shpallje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt shteteve të bashkuara, ku do të zhvilloi një seri takimesh zyrtare.

Burime thanë se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kreu i opozitës parashikon në axhendë një takim me ambasadoren e re që do të zëvendësoi Donald Lu, por asgjë nuk u konfirmua.

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë.