Shpallje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi një 25-vjeçar nga Tirana është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sul Papri”, Elbasan, shtetasi K.K., rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.