Shpallje

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i është përgjigjur reagimit të princeshë Elia Zaharias lidhur me qëndrimin e saj për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Deputeti demokrat tregon se ka mbetur i pafjalë nga qëndrimi i Elias për teatrin, emri i së cilës është renditur edhe ndër firmëtarët që janë pro shembjes së TK.

Statusi i plotë:

E dashur Elia,
Kam shumë respekt për familjen mbretërore por në këtë rast qëndrimi juaj mbi teatrin më la pa fjalë, sepse është i gabuar.
Së bashku restauruam kohë më parë një objekt të vjetër e me vlera historike në pronësi të familjes mbretërore, dhe e kthyem në një qendër inovacioni të teknologjisë së informacionit.
Përse Teatri, gjithashtu mbartës vlerash duhet zhdukur në vend që të restaurohet?
Familja juaj më shume se asnjë tjetër e di që shuarja dhe mohimi i së kaluarës
shkakton plagë të pashërueshme për shoqërinë. Duhet të jemi nga ana e drejtë e historisë.