Shpallje

Kampionati botëror ‘Rusi 2018’ i pasqyruar në mediat vendase si gjithnjë po shfaqet me një marketing të madh mediatik për kompanitë e basteve në Shqipëri.
Gjë kjo e cila për pjesën më të madhe të shoqërisë nuk duhet as që të ekzistoj e jo më të zhvillohet në mënyrë të tillë.
Referuar ftesës së djeshme në emisionin ‘Debat në Channël One’ ku kanë diskutuar për ndeshjet e botërorit, nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana është shprehur dhe mbi aktivitetin e një biznesi të tillë i cili është tepër i dëmshëm për familjet dhe shoqërinë tonë në tërësi.
Me anë të një postimi në Facebook Pojana shprehet se nëse këto kompani nuk do të ekzistonin atëherë sporti do të ishte edhe më i bukur.

Postimi i plotë:

Mbrëmjen e djeshme i ftuar tek @debati_ne_channel_one 😀

Futbolli në #Rusia2⚽18 ishte kryefjala e diskutimeve tona.

Përvec kësaj, ringrita shqetësimin mbi fenomenin e promovimit të lojërave të fatit nga televizionet shqiptare, ku gjithmonë e më shumë po shohim parashikime për ndeshje në formën e një lloto-je dhe gjithmonë e më pak mesazhe mbi vlerat e sportit në jetën tonë.
E vlerësoj këtë fenomen si tepër të dëmshëm për familjen e shoqërinë shqiptare dhe duhet patjetër ndërhyrja e shtetit.
Për mua do ishte shumë më mirë sikur të mos lejoheshin fare dhe futbolli përveç të tjerave do të ishte më i bukur😉

Dhe meqë është larguar, mbetet thjeshtë të shijojmë lojën dhe të urojmë që të fitoj më i miri!