Shpallje

Çështja e 3.4 milionë eurove që u gjendën në dy mjete Toyta Yaris ka vendosur Prokurorinë e Krimeve të Rënda në një linjë hetimesh dhe përtej Shqipërisë.

PKR ka dërguar një letërporosi në 3 shtete Gjermani, Belgjikë dhe Angli nga ku pritet të merret një informacion i detajuar në lidhje me aktivitetin.

Paratë e gjetura dyshohen të jenë pjesë e trafikut të kokainës nga ku burime bëjnë të ditura se letërorosia është dërguar për Edi Likën, për të cilin ka të dhëna se ka ushtruar aktivitete trafiku në Angli.