Shpallje

Pas bojkotimit të Opozitës në senacën e paradites së sotme ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla pas prononcimit të Opozitës që refuzonte të merrte pjesë në votimin për Shkollën e Magjistraturës është shprehur se arsyeja e vërtetë nuk është ajo që paraqiti opozita.

Spaho dhe Vasili kërkojnë rivotim të ligjit për teatrin, ndërsa nga ana tjetër Vasili ka vendosur theksin se vota e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo është manipuluar.

“Nga ana e PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit të pavarur në vendin që ai voton, i është dhënë një kartë.Kamerat e Kuvendit ta hetojnë. Nëse LSI ka detyrim për të bojkotuar, s’ka të bëjë me votimin. E drejta e Bitrit nuk mund ti hiqet për të votuar. Çfarë dhe kush fshihet pas këtij skenari për të prishur votimin e ditës së enjte, këtë e kuptojnë të gjithë”, tha Balla.