Shpallje

Dua Lipa është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar. Ajo po vazhdon me sukses të mbajë koncerte anembanë planetit tokë si dhe po regjistron këngë të reja.

Tashmë botërisht dihet se bukuroshja jonë do të vjen gjatë muajit gusht në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Këngëtarja 22-vjeçare ka pohuar përmes një mesazhi në Instagram se mezi po pret që të këndojë sërish në Prishtinë.

“Sunny Hill Festival! Mezi po pres t’ju shoh të gjithëve në Prishtinë. Merrni biletat tuaja në sunnyhillfestival.com“, ka shkruar ndër të tjera Dua në rrjetet sociale.