Shpallje

Ditën e djeshme në faqen e Kryeministrit Edi Rama është parë të shfaqet në mbrëmje emisioni i Top Channel “Exclusive”.

Emisioni në përmbajtjen e tij kishte një zhvillim kronologjik të gjithë betejave të ndodhura për sheshin Skëndërbej që nga fillimi i ndërtimit të tij deri tek finalizimi në vitin 2017.

Rama ka thënë për Top Channel se një betejë e tillë për sheshin nuk ka për të ndodhur sërish.

“Tirana është kryeqytet që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë problematike në qendër, që kurrë nuk u bë sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve.

Projekti është fantastik në këndvështrimin tim. Një piramidë e shtypur, kthehet nga simbol i përqendrimit të pushtetit tek Faraoni, në simbolin e pushtetit të qytetarit”, shprehet kreu i qeverisë.

“Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne kjo gjë”, nënvizoi Rama.

Rama shtoi se sheshi nuk do të prishet dot kurrë: “Askujt mos t’i shkojë mendja t’i hyjë një beteje të tillë me popullin e Tiranës.”
Kryeministri deklaroi se, “një ditë të bukur, askush nuk do ta pranojë se ka qenë kundër sheshit”.