Shpallje

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson dha sot dorëheqjen pas largimit të ministrit të ngarkuar me Brexit, David Davis, i cili njoftoi gjithashtu dorëheqjen sot në mëngjes.

Këto njoftime u bënë dy ditë pasi kryeministrja, Theresa May mori dakordësinë e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me Bashkimin Europian.

“Kryeministrja britanike ka pranuar dorëheqjen e Boris Johnson”, theksoi Downing Street në një komunikatë.