Shpallje

Kombëtarja e Spanës ka emëruar ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, si trajner të ri dhe kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare pas largimit të Fernando Hierros.

La Roja shkarkuan trajnerin Hierro pas eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes në penallti nga Rusia në 1/8-tën.

Pas shkarkimit të tij, drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit (FA) iu përveshën punës për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Luis Enrique, i cili gjithashtu ka trajnuar Romën dhe Celta Vigo, do të jetë shefi i përhershëm i La Rojas për sezonin kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

FA spanjolle konfirmoi më herët të hënën se ish-drejtuesi i Villarrealit, Jose Francisco Molina, është emëruar si drejtori i ri sportiv.