Paraditen e sotme është zhvilluar senaca parlamentare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se ditën e premte Opozita ka dërguar një kërkesë në sekretariatin e Kuvendit për anullimin e ligjit të teatrit.

Ruçi nuk e ka marrë kërkesën në shqyrtim me arsyen se koha në të cilën ajo u dorëzua ditën e premte ishte jashtë orarit të punës së administratës.

Menjëherë sa ka hyrë dita e Hënë ka nisur dhe puna administrative.

Nga ana tjetër është mësuar se është verifikuar filmimi kur deputeti i LSI-së Bitri ka votuar radhën e kaluar. Sipas filmimeve karta me të cilin Bitri ka votuar i është dhënë nga dy deputetë të LSI-së.

Sipas përmbajtjes në video sekretariati e refuzoi kërkesën për anullim.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz