Shpallje

Qëndresa Qytetare për procesin e Maturës Shtetërore 2018

Në mbarim të procesit të vlerësimit të provimeve të maturës, Qëndresa Qytetare si organizatë që monitoron sistemin arsimor shqiptar kërkon të ngrejë disa problematika në lidhje me Maturën Shtetërore 2018.

Ne jemi dëshmitarë se si maturantët na dërguan tezat me nisjen e provimit, duke denoncuar faktin se për dy orë e gjysëm këto teza bënë xhiron e botës dhe cënuan rëndë meritën dhe konurencën midis maturantëve duke penalizuar më të mirët dhe duke favorizuar “kopjacët”.

Sipas anketimit online të Qëndresës Qytetare, nga 500 maturantë të pyetur, 30 % e tyre pranojnë se në klasa ka pasur valë dhe aparate celulare. Po ashtu 70 % e maturantëve pranojnë se ka pasur komunikim mes tyre gjatë zhvillimit të provimeve të maturës.

Ky ishte viti më i padrejtë për maturantët pasi nëpërmjet shtesës së pikës 10 në nenin 24 të rregullorës së Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit vendosi që asnjë nxënës të mos ketë mundësi të kërkojë rivlerësim të tezës, duke besuar me symbyllur tek komisionet kolektive të korrigjimit të tezave.

Së pari tezat u korigjuan nga dora e njeriut dhe cdo mësues ka mundësi të gabojë, së dyti vlerësimi i komisionit është një akt administrativ dhe si i tillë sipas legjislacionit për procedurat administrative në Shqipëri mundësia e ankimimit është një e drejtë kushtetuese. Për të zhbërë këtë padrejtësi i drejtohemi sot, Ministres së Arsimit të shfuqizojë menjëherë pikën 10 të nenit 24 dhe ti hapë rrugën rivlerësimit të tezave. Në të kundërt Qëndresa Qytetare do të ngrejë padi në Gjyaktën Administrative për ta shpallur nul këtë veprim të kundraligjshëm.

Një tjetër standart i dyfishtë i cili rrezikon jo vetëm mbylljen e programeve të studimit, cënimin e sistemit meritë – preferencë por edhe mohimin e të drejtës së studimit për shumë maturantë është aplikuar gjatë këtij viti.

Nëpërmjet VKM Nr. 216, datë 20.4.2018 është vendosur nota minimale 7 si kriter përjashtues për pranimin në 105 programe studimi në të gjitha universitetet publike dhe private, me arsyetimin se një pjesë e tyre do të zgjedhin në master mësuesinë. Ne e përshëndësim iniciativën për të rritur nivelin e mësuesisë, por jo në mënyrë kaq të papërgjegjshme sa të aplikohen standarte dualiste duke lejuar pranimin në inxhinieri, juridik apo ekonomik, që janë degët më të preferuara me mesatare përjashtuese 6 dhe duke vendosur barrierën e notës 7 për degë si kimia, biologjia apo historia që jo domosdoshmërisht mund të zgjedhesh masterin për mësuesi. Ky vendim do të sjellë pasoja të mëdha për maturantët, pasi më të mirët do të shkojnë te degët e preferuara ku pragu është mesatarja 6, ndërsa ata që mesatarja ju shkon deri tek 6.9 do të mbeten pa asnje program studimi.

Një kriter më i lartë i mesatares së studentëve që vazhdojnë për mësuesi mund të kërkohet në përfundim të programit bachelor ose në përfundim të masterit, ose kur studentët aplikojnë për tu licensuar si mësues. Në këtë mënryë shgamngim këtë padrejtësi që po u bëhet studentëve që nuk e kanë qëllim zgjedhjen e mësuesisë në master.

Qëndresa Qytetare thirrje Këshillit të Ministrave të korrektojë këtë absurditet dhe njëkohësisht kërkojmë që Avokati i Popullit të vihet ën lëvizje për këtë standart të dyfishtë dhe diskriminues qoftë për maturantët qoftë për universitetet.

Gjithashtu thirrja jonë shkon për cdo maturant, pedagog, dekan apo rektor që ndjen rrezikun e mbylljes së degëve të rëndësishme dhe penalizimin e mijra maturantëve të na bashkohet për ti bërë qëndresë kësaj padrejtësie dhe për të vendosur balancat e prishura që në fillimt ë maturës shtetërore mes meritës dhe preferencës.

#Qëndresë #Matura2018

Cfarë ndodhi këtë vit me provimet e maturës?A u cënua merita e 37.000 maturantëve?Kush firmosi për ti mbyllur rrugën rivlerësimit të tezave ?

Publiée par Qëndresa Qytetare sur Lundi 9 juillet 2018