Shpallje

Real Madrid ka njoftuar sot se ka pranuar kërkesën për transferim të Cristiano Ronaldo-s te Juventusi për shifrën e 105 mln eurove. Një ndarje që vjen pas 9 vitesh, të cilën e ka të vështirë edhe vetë futbollisti që me anë të një letre të hapur i ka falënderuar të gjithë për këtë periudhë në Madrid.

“Këto vite te Real Madrid, dhe në qytetin e Madridit, janë me shumë mundësi më të lumturit e jetës time. Kam vetëm ndjenja mirënjohje për këtë klub, për këtë hobi dhe për këtë qytet. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe afeksionin që më keni dhënë. Gjithsesi, unë mendoj se ka ardhur koha për të bërë një hap të ri në jetën time dhe kjo është arsyeja përse i kërkova klubit të pranoj transferimin tim. Dhe sidomos tifozëve u them ju lutem më kuptoni, ishin padiskutim 9 vite të bukura, 9 vite unike, ka qenë një periudhë emocionuese për mua, plote me konsideratë, por gjithashtu të vështira pasi Real Madrid ka kërkesa shumë të larta, por e di shumë mirë që nuk mund ta harroj se e kam përjetuar futbollin këtu në një mënyrë unike. Kam patur shokë skuadre të shkëlqyer si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjeve. Kam ndjerë ngrohtësinë e tifozë të pabesueshëm dhe së bashku kemi marrë 3 Champions League radhazi dhe 4 Champions në 5 vite. Dhe gjithashtu së bashku me ta, këtë herë në nivel personal, kam fituar 4 “Topa të Artë’ dhe 3 ‘Këpuca të Arta’. Të gjitha gjatë kohës që qëndrimit në këtë klub të jashtëzakonshëm.

Real Madridi e ka pushtuar zemrën time dhe familjen time dhe për këtë arsye më shumë se kurrë më falënderoj: faleminderit klubit, presidentit, drejtorëve, kolegëve të mi, të gjithë teknikëve, mjekëve, fizioterapistët dhe punonjës të pabesueshëm që bëjnë gjithçka të punojë dhe të cilët pa u lodhur shikojnë çdo detaj. Faleminderit pafundësisht edhe një herë tifozëve tanë dhe në sajë të futbollit spanjoll. Gjatë këtyre 9 viteve emocionuese kam pasur lojtarë të mëdhenj pran ëmeje. Respekti im dhe njohja ime për të gjithë ata.

Kam reflektuar shumë dhe e di se ka ardhur koha për një cikël të ri. Po largohem, por kjo fanellë, kjo mburojë dhe Santiago Bernabeu do të vazhdojnë të ndjehen gjithmonë si të mija kudo që të jem. Faleminderit të gjithëve dhe natyrisht, siç thashë për herë të parë në stadiumin tonë 9 vite më parë: Hala Madrid!