Shpallje

 

Policia e Shtetit zhvilloi një aksion anti-kanabis diten e djeshme në rrethin e Krujës, ku u  asgjësuan 643 bimë narkotike të llojit kanabis sativa të fshehura në zona të pyllëzuara. Nga organet përkatëse bejne me dije qe ende po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Më datë 09.07.2018, nga kontrolli i ushtruar në territore të pyllëzuara, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 643 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.