Shpallje

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, deputeti socialist Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur në lidhje me akuzat që ka bërë Basha ndaj tij.
Sipas Ballës është Basha ai që është i implikuar në këtë situtatë gjë për të cilën do depozitoj dhe prova të tjera ditët në vijim.

Sot jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime kundrejt kësaj shpifje. Kam bërë edhe një kallëzim në prokurori. Do depozitoj nesër të tjera elemente shtesë që e implikojnë Bashën se kishte dijeni për sasinë e eurove dhe se kam dyshime se ai i njeh porositësit e shpallur në kërkim. Sot Basha nuk u përball me shpifjen sot. Nëse do të kishte burrërinë do të kishte qenë i pari që do t’i drejtohej prokurorisë. Basha se bëri, sot nuk u paraqit. Thonë se ka ikur në SHBA. Por i sugjero se nëse është e vërtet, se e ka zakon që t’i fshihet drejtësisë, si në rastin e hetimit për rrugën Durrës-Kukës. Nëse është në Amerikë, ka një detyrim ligjor që para organeve ligjzbatuese amerikan duhet të japë shpjegime për kontratën lobuese”, tha Balla.