Shpallje

Gjyqtari i gjykatës së Lartë Admir Thanza është përlotur gjatë seancës dëgjimore përpara Kominisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nga verifikimet ka dal që Thanza rezulton i dënuar në vitin 1999 në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë, për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë.
Vepër të cilën gjyqtari e ka refuzuar se e ka bërë, por e ka pranuar si dënim për të mbrojtur nipin.

“E pranova ngjarjen për djalin e vëllait. Nuk kuptova gjë me pas që do ishte gjobë. E bëra për familjen. Unë kurrë nuk do ta bëja dhe nuk e bëj dot. Nuk e imagjinoni ato skena të dhimbshme kur një xhaxha përjeton për djalin e vëllait të tij, nuk e deklaroj dot më shumë. Ai ishte në gjendje kritike, falë humanizmit Kristiani u mor përsipër të kurohej në Itali.

Fale budallallëkut të ish-kunatës sime, pra nëse ish-kunata ime do ndahej fëmija do ngelet pa përkrahje. E mora përsipër jo për të shpëtuar kunatën, por për të mbrojtur nipin. Ai fëmijë është shpirti e jeta ime, vendosa të shkatërroja jetën time për atë fëmijë, ju sot mund të mendoni që unë e kam kryer, por po ju them që ai fëmijë është 28 vjeç. E sakrifikova jetën për të”, u përgjigj Thanza me lot në sy.