Shpallje

Në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Londër, ku janë pjesëmarrës një pjesë e madhe drejtuesish të vendeve të Bashkimit Europian po zhvillohen punimet mbi ecurinë e këtyre vendeve.

Në fjalimin e komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn është vendosur si pikë kyçe e trajtimit bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duhen ndryshime që të avancohet drejt Europës. Është bërë progres në dialogun Serbi- Kosovë.

Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve.