Shpallje

Paraditen e sotme përpara ILDK-së është marrë për shqyrtim rasti i Gjyqtarit Admir Thanza, përfaqësues në Gjyakatën e Lartë.

Sipas tre kollonave kryesorë të kontrollit, pastërtisë së figurës. Pasurisë dhe aftësisë profesionale, Thanza rrezikon të futet në rrjetën e Vetting-ut.

Gjyqtari sipas raportimi ka rezultuar i dënuar për vjedhje në Itali për 40 ditë. Në raport thuhej se Thanza ka patur lidhje të drejtëpërdrejta me profile të inkriminuar, përpos kësaj pasuria e tij është e pa justifikuar pasi rezulton si pronarë i një sërë pronash në Gjirin e Lalzit, Tiranë dhe Shkodër.

Konkluzionet e ILDK-së:
1. Deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjin
2. Nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë
3. Ka kryer fshehje të pasurisë
4. Ka kryer deklarim të rremë
5. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave