Shpallje

Nga Mero Baze

Nevoja për të votuar një ligj për shkollën e Magjistraturës me 84 vota, ka të bëj me faktin se këtë vit, Shkolla e Magjistraturës mund të ngelet pa studentë magjistratë, nëse nuk bëhet ky ndryshim. Është një nevojë që vjen nga lëmshet ligjore të krijuara në përpjekje për të rakorduar mes ligjeve të reformës në drejtësi dhe atyre egzistuese.

Nuk është ndonjë ligj që ka prapavijë politike, dhe as ka të bëj me ndonjë përpjekje për pushtet. Për këtë disa faktorë ndërkombëtarë, I kanë propozuar shumicës negociata me deputetë të opoyitës për të arritur një shumicë.

Mes tyre më të favorshëm janë ata të LSI, të cilët janë dhe votues të këtij ligji më parë në Kuvend.

Por, në vend të një marrëveshje formale jo politike dhe pa debat, PD po e politizon në skajshmëri problemin, për të kompleksuar deputetët që mund të votojnë .

Dhe duket së me të kompleksuar duken njerëzit e LSI. Petrit Vasili deklaron se ska negociata per këtë çështje, a thua se po diskutohet për ndonjë qeveri të re.

Përpjekja për të kompleksuar LSI dhe deputetët e tjerë që mund ta votonin atë, është në fakt I vetmi qëllim politik në këtë histori, që tregon se PD, do që ngërçi të dominoj mbi reformën në drejtësi.

Mos hapja e shkollës së magjistraturës këtë vit, natyrisht që do të jetë një goditje për përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezervë që mund të zëvendosojnë ata që preken nga Vetingu. Dhe pikërisht këtu, PD zbulon interesin real që ka për ta futur reformën në kurthet që dalin rrugës. Këtu po ashtu, ajo zbulon dhe mënyrën se si e shikon tani e tutje Shkollën e Magjistraturës, si çerdhe të pushtetit, apo dëshirën që ka të mos furnizohet sistemi me njerëz të rinj.

Përpjekja për të kompleksuar ata që mund të votojnë një ligj të zakonshëm pa ngyrë politike dhe akoma më keq, përpjekja për ta parë këtë si një rast që I jepet për hakmarrje ndaj reformës, është I vetmi lexim politik I ligjit të Shkollës së Magjistraturës. Si një rast, për tu hakmarrë për reformën, si diçka që nuk e votuan dot kurrë me zemër.